“Dialog në errësirë” do të jetë e hapur edhe këtë javë

Ekspozita “Dialog në errësirë” e artistit Driton Hajredini është hapur më 15 mars në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë e kuruar nga Shkëlzen Maliqi është paraparë të qëndrojë e hapur deri më 5 prill.
Kështu, përmes një njoftimi GKK ka thënë se ekspozita ka hyrë në javën e fundit, për të gjithë ata që duan ta vizitojnë.
Nga e marta në të premtën ju mund t’i shihni punimet e veçanta duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndërsa të shtunën e të dielën nga ora 10:00 deri në orën 17:00./21Media

Back to top button