Kaloni te përmbajtja kryesore

Dialogu, Kurti: Njohja reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip

Kurti: Scholzi e Macroni e bënë të qartë se pa e njohur Kosovën s’ka integrim as për shtetet rrotull
Kancelari gjerman Olaf Scholz e presidenti francez Emmanuel Macron, e kanë bërë të qartë se pa e njohur pavarësinë e Kosovës, s’ka integrim evropian as për shtetet rrotull., Kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti po ashtu edhe për Ballkanin ë Hapur. Ai thha se Kosova nuk pritej e barabartë dhe kishte tendenca të qarta për ta hapur Ballkanin për autokratët e lindjes e verilindjes.
“Por ne kemi qenë proaktiv për nismat si Procesi i Berlinit. Në Berlin, pas afro 2 vite negociata, në nëntor të vitit 2022 janë nënshkruar tri marrëveshje, prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe para dy ditësh kuvendi i ratifikoi me propozim të qeverisë duke treguar kështu seriozitetin tonë në raport me integrimin rajonal e atë evropian”., tha Kurti
Dialogu, Kurti: Njohja reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova do të jetë palë konstruktive në takimet në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ai ka a shtuar se statusi aktual i Kosovë me Serbinë nuk është normal, prandaj sipas tij njohja reciproke duhet të jetë ne thelb.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takime e bisedime në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët specialë nga Perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, parimorë, konstruktivë e kreativë. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Të hënën me ftesë të BE-së kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të diskutuar lidhur me për vazhdimin dialogut me bazë propozimin evropian./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button