Kryeziu: Pas sulmit, dialogu nuk mund të vazhdojë aty ku ka mbetur

Deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, vlerëson se pas sulmit terrorist në Banjskë dialogu nuk mund të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Në një prononcim për RTV21 ajo tha se nuk mund të ketë rikthim në këtë proces pa u kryer të gjidha hetimet për sulmin, por nuk përmendi ndonjë kushtëzim të Kosovës për rikthim në tryezë të bisedimeve.

“Sigurisht nuk mund të vazhdojë dialogu aty ku ka mbetur sepse ka çështje shumë të rëndësishme për të cilat BE-ja duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i nxjerr në tavolinë për të diskutuar…Është shumë me rëndësi të zbulohet se si u fut ai arsenal i armëve në Republikën e Kosovës dhe të kontrollohet edhe gjitha manastiret e tjera sepse gjasat që ato të jenë të armatosura janë të mëdha prandaj në këto momente kemi disa veprime tjera që duhet të bëhen para se të arrihet momenti kur palët do të ulën në tavolinë radhë të dialogojnë”, tha, Kryeziu për RTV21.

Deputetja Kryeziu, kritikoi BE-në mossanksionimin e Serbisë duke thënë se është vonuar në këtë drejtim/21Media

Back to top button