Digjet stalla e bagëtive në vlerë prej 6 mijë eurosh në Gjilan

Një burrë ka lajmëruar policinë se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive, në vlerë rreth 6 mijë euro, të enjten, në Gjilan.

Policia raporton se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin.

Ankuesi ka deklaruar se prona është e një personi tjetër dhe ky e ka pasur vetëm në shfrytëzim, ndërsa ka thënë se nuk dyshon në askënd.

Policia rastin e ka cilësuar si “Zjarrvënie” dhe mbetet të hetohet./21Media

Back to top button