Gjendet i vdekur një person në afërsi të stacionit të trenit në Fushë Kosovë

Është gjetur i vdekur një person në afërsi të stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë, të enjten.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button