Digjet vetura e kreut të policisë së burgut

Mbrëmë është djegur vetura e Besnik Kaptelli

Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnje të Shqipërisë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e policisë lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por për zbardhjen e rrethanave është ngritur një grup hetimor.

Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit.

Back to top button