Dinamo ngjitet në Ligën e Dytë, fiton ndaj Fortunës në barazh

Skuadra e Ligës së Tretë, Dinamo nga Ferizaj e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Skuadra ferizajase në ndeshjen e barazhit të Regjionit të Prishtinës e ka mundur skuadrën Fortuna nga Drenasi, me rezultat 1:0. Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Po ashtu, në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, duke e bërë Federatën e Futbollit të Kosovës lidere sa i përket përdorimit të këtij sistemi edhe në nivelin e katërt të garave. E pikërisht ishte sistemi VAR që e konfirmoi penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes, e të cilën në gol e shndërroi Shqiprim Pira./21Media

Back to top button