Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Menheten në New York, njofton Fox News TV.

Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit, pa shenja dhune.

Fqinjët thanë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë”, tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katën e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë, i cili herë pas here shihej duke pirë cigare jashtë.

“Dje, mjekët erdhën lart me një ambulancë. Erdhi edhe një njeri, një diplomat. Unë nuk e di, ndoshta ambasador apo diçka tjetër që e kërkoi atë”, tha kujdestari i ndërtesës.

Duke kuptuar se nuk kishte përgjigje nga pala tjetër, ai thirri policinë dhe gjetën trupin e pajetë të gruas 38-vjeçare./TV21