Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit.

Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor ë Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet e larta studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

“Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së. Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./21Media