Disa konsumatorë në Dukagjin pa energji elektrike, kjo është arsyeja

KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që janë paraqitur në rajonin e Dukagjinit, janë shkaktuar disa dëmtime në rrjet dhe disa konsumatorë do të mbesin pa energji elektrike.
”Ekipet e KEDS po monitorojnë gjendjen në terren dhe po intervenojnë menjëherë aty ku po u ipet mundësia. Disa prishje tanimë janë rregulluar dhe konsumatorëve u është rikthyer energjia, derisa po bëjnë maksimumin që edhe konsumatorët e tjerë të furnizohen sa më shpejt”, bëhet e ditur në njoftim.
KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve duke iu ftuar që nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë./21Media

Back to top button