Disa organizata studentore kërkojnë zgjedhje të përgjithshme në UP

Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), po kërkojnë zgjedhje të përgjithshme të Universitetit të Prishtinës.
Në emër të organizatave, Arbër Gecaj para objektit të rektoratit ka theksuar se UP po degradohet dhe fajtor është senati.
“Sot, kur kemi në njërën anë përbërje të Senatit që zgjedh anëtar skandaloz e politik të Këshillit Drejtues e në anën tjetër emërimin e kushërirës së Presidentes si u.d. e rektorit (e cila nuk ka as edhe një citim), zgjidhja e vetme është ajo e vitit 2015- zgjedhjet e përgjithshme në universitet”, tha ai.
Ai ka thënë se universiteti ka nevojë për formatim të përgjithshëm pasi sipas tij, virusi i tij janë plagjiatorët, jomeritorët, analfabetët e studentët e kontrolluar nga politika.
“Tashmë është momenti i fundit që universitetit t’i rikthehet funksionimi normal e ta ndalim shkatërrimin total të tij”, ka thënë Gecaj.

Back to top button