Spektakli i basketbollit kosovar, “luftë” për kreun e tabelës

Shtatë xhiro tashmë janë zhvilluar në edicioni 2022/23 të Superligës së Kosovës në basketboll dhe secila prej tyre ka sjellë ndeshje vërtetë spektakolare dhe me rivalitet të jashtëzakonshëm.
Përforcimet e mëdha të klubeve kanë rritur kualitetet dhe nivelin e përgjithshëm të elitës së basketbollit kosovar.
Edhe palestrat tashmë janë të stërmbushura pothuajse në çdo ballafaqim duke ofruar atmosferë fantastike për të gjitha adhuruesit e këtij sporti në vendin tonë.
Peja është skuadra e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani dhe rrjedhimisht është edhe kryesuese e tabelës me 14 pikë.
Në vendin e dytë është Prishtina me 12 pikë, e ndjekur nga Trepça me 11 dhe Ponte Prizreni me 10, aq sa ka edhe Vellaznimi dhe Golden Eagle Ylli në pozitat pesë dhe gjashtë.
Dy vendet e fundit mbahen nga Bashkimi me nëntë pikë dhe Rahoveci me tetë sosh.
Në xhiron e tetë ballafaqohen:
Ponte Prizreni-Trepça
Vëllaznimi-Bashkimi
Golden Eagle Ylli-Rahoveci
Peja-Sigal Prishtina.

Back to top button