Disa shtetas të Ukrainës arrijnë në Maqedoninë e Veriut

Sot në Deve Bair arritën qytetarë nga Ukraina. Deri tani sipas ministrit te jashtëm Bujar Osmani janë evakuuar rreth 120 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut bashkë me familjet e tyre.
Disa nga personat që arritën treguan se kanë kaluar nëpër shumë vështirësi duke udhëtuar gati 5 ditë me radhë, raporton TV21.
“Është shumë e vështirë, pesë ditë po udhëtojmë nëpër rajone të ndryshme dhe gjendja është shumë e vështirë në Ukrainë”
Në cilin qytet ishit ju?
“Ishim në Kharkiv dhe për fat të keq e pamë atje gjendjen, ishte shumë vështirë për tu evakuuar, por falënderoj MPJ-në. Ishim në objekt banesor për shkak se vendi për evakuim ishte shumë larg dhe ishte rrezik që të dalim. Atje ishim deri në ditën e fundit dhe me shumë mund dolëm prej aty falë OSBE-së.”
“Falë Zotit që erdhëm në shtëpi gjallë e shëndoshë, e falënderoj shumë ministrin i cili personalisht u angazhua për evakuimin tonë. Siç e shihni unë ende jam nën stres psikik, ende nuk jam e vetëdijshme se kemi ardhur në Maqedoni, gjashtë ditë jemi rrugëve dhe kaluam shumë pengesa.” /21Media

Back to top button