Diskutohet për mbështetjen e fermerëve

 

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka takuar sot kryetarin e Unionit të Fermerëve të Kosovës, Amir Keqmezi për të diskutuar rreth programeve mbështetëse të kësaj ministrie për fermerët.

Me këtë rast, ministri Mustafa i ka prezantuar kryetarit Keqmezi, Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, që arrijnë së bashku një shumë prej 53 milionë euro, të cilat do të mbështesin shumë fermerë e agrobiznese vendore, për të zhvilluar edhe më shumë sektorin e tyre.

Në anën tjetër, kryetari Keqmezi ka falënderuar ministrin Mustafa për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët e Kosovës.

Back to top button