Dita botërore kundër korrupsionit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2003 miratoi Konventën kundër Korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2005.

Dita Ndërkombëtare AntiKorrupsion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin kundër korrupsionit dhe luftimin e parandalimin e tij.

Korrupsioni është fenomen social, politik dhe ekonomik që ekziston në saje të një zinxhiri njerëzish.

Edhe Kosova do të shënojë sot Ditën botërore kundër korrupsionit me një sërë aktivitetesh.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do të publikojë raportet “Auditimi jo-financiar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, “Mungesa e transparencës minimale, përballë premtimit për transparencë radikale” dhe “Ndërmarrjet publike larg syve të publikut”.

USAID do të lansojë kampanjën për shënimin e Javës kundër korrupsionit në Prishtinë.

Back to top button