Dita e Bastijës, Macron udhëheq kremtimet dhe paradën ushtarake

Franca kremton sot Ditën e Pavarësisë. Presidenti Emmanuel Macron, udhëhoqi paradën ushtarake për festën kombëtare, duke shënuar kështu eventin e parë tradicional për Ditën e Bastijës që prej përhapjes së koronavirusit.
Shefi i Elysee hipi në një makinë ushtarake dhe përshëndeti pjesëmarrësit dhe publikun e mbledhur në bulevardin “Champs Elysees” të Parisit për të ndjekur nga afër paradën. Dukshëm, kjo u kishte munguar zyrtarëve dhe francezëve.
Ky vit shënon rikthimin e paradës ushtarake, pasi në celebrimet e kaluara u zëvendësua me një event me shumë pak pjesëmarrës për shkak të krizës shëndetësore nga COVID-19.
Ishte hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që Franca nuk mbante paradën tradicionale në rrugët e Parisit. Në marshimin e këtij viti morën pjesë mbi 5 mijë forca dhe mjete të tjera luftarake.
Ai nisi nga Harku i Triumfit dhe përfundoi në sheshin Concorde, ku u mbajt dhe një ceremoni. Aty u nderuan dhe forcat ushtarake të Francës që kryen operacione me kolegë nga 8 vende të tjera evropiane në Mali./21Media

Back to top button