Djali 2 vjeçar vdes nga uria pasi babai i tij pësoi një atak në zemër

Pas nëntë muajsh testimi dhe hetimi, autoritetet e shtetit të Nju Jorkut më në fund kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së një babai dhe djalit të tij 2-vjeçar . Të dy u gjetën të vdekur në banesën e tyre në shkurt.
Zyra e Sherifit të Qarkut Ontario njoftoi se babai, David Conde , vdiq nga sëmundje kardiovaskulare, ndërsa djali i tij vdiq nga mungesa e ushqimit. Të dy vdekjet janë cilësuar si një aksident tragjik.
“Besohet se burri vdiq i pari dhe se fëmija nuk ishte në gjendje të merrte ushqim pas vdekjes së tij”, tha policia, sipas NBC.
Djali dhe babai i tij u panë për herë të fundit më 22 janar, por ishte 15 shkurt kur trupat e tyre u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin e Gjenevës, sipas People .
Sipas raportimeve, policia ka mbërritur në vendngjarje pasi të afërmit kanë telefonuar për të denoncuar zhdukjen e familjes së vogël. Me sa duket, Conde kishte më shumë se një javë që nuk kishte kontakte me askënd të afërt.
Me të arritur në qytet, agjentët thyen derën dhe gjetën babanë të vdekur në shtrat dhe djalin e vogël pranë tij.
“Nuk kishte shenja lufte në banesë. Nuk kemi arsye të besojmë se dikush tjetër ishte në apartament kur ata vdiqën,” tha oficeri David Cirencione .
Cirencione raportoi se shtëpia ishte e paprekur dhe mjaft e ftohtë, pa ngrohje të ndezur, sipas Democrat & Chronicle ./21Media

Back to top button