Kaloni te përmbajtja kryesore

Djali i Lushtakut: Paqe nga Haga

“Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës”

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku sot po intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në Hagë, Lushtaku ka shkruar në shoqërinë e djalit të tij deputetit, Mergim Lushtakut, i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar një postim përmes të cilit është shprehur se babai  i tij është i gatshëm gjithmonë për ta dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Paqe nga Haga. Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë”, ka shkruar Mergimi.


Për intervistimin e Lushtakut, ka komentuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se sot padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse sipas tij, kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë.

Ndërkohë, dje ka përfunduar intervistimi i ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës, i cili ishte intervistuar dy ditë radhazi. Gjithsej, 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button