Vdiq ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, ngushëllon Haradinaj

Sipas Haradinajt, Majhen do të mbetet në kujtesë si mik i mirë dhe diplomat shembullor

Ka vdekur  ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar me këtë rast përmes rrjetit social Facebook.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”,  ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Miljan Majhen në vitin 2013 kishte dorëzuar në MPJ kopjet e letrave të kredenciale si ambasador i  Sllovenisë në Kosovë./21Media

Back to top button