Djali rrah nënën në Obiliq

 

Në Obiliq gjatë së shtunës është arrestuar një person pasi që kishte rrahur nënën e tij për çka u detyrua të marr dhe tretman mjekësor.

Nga policia njoftojnë se deri tek sulmi erdhi pas një mosmarrëveshje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Back to top button