Djali sulmon fizikisht prindërit

Arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Sipas policisë babai kishte pësuar lëndime trupore i cili posedon edhe raport mjekësor.

Policia ka njoftuar se trajtim mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari pasi e kishte goditë me dorë xhamin e derës së shtëpisë.

Prokurori të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit, repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor dhe mbetet në mbikëqyrje të policisë./21Media

Back to top button