Djali vdiq nga infarkti, babai nuk e përballoi, vdiq edhe ai nga infarkti

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka vdekur sot nga infarkti në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka vdekur, duke pësuar infarkt.
Siç është raportuar, i moshuari rreth 70 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij 56 vjeçar dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt dhe ka vdekur
56 vjeçari J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në Tiranë, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës./Oranews

Back to top button