Dje janë vaksinuar 13.493 persona në Maqedoninë e Veriut

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.411.735 doza të vaksinës.
Në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren janë vaksinuar gjithsej 763.965 qytetarë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 13.493 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.057 persona, kurse janë rivaksinuar 647.769 persona.
“Me numrat e fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 30% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.

Back to top button