Reagon Vuçiqi pas paralajmërimeve të Kurtit për reciprocitet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Është e pamundur të ndikohet në veprimet irracionale. Nuk mund të ndryshoni asgjë”, tha Vuçiq sot gjatë një vizitë që i bëri bazës ushtarake në Ushqe afër Beogradit.
Kurti pas takimit të martën me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, tha se Serbia nuk po respekton marrëveshjet dhe se reciprociteti do të vendoset se nuk bën ndryshe./21Media

Back to top button