Ushtroi dhunë ndaj gruas, fëmijëve e babait, u arrestua i dyshuari

 

Policia sot informoi se mbrëmë në Mitrovicë të Jugut është arrestuar një person i dyshuar, sepse nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e pastaj e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Nuk u raportua për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, bëri të ditur policia përmes raportit 24 orësh./21Media

Back to top button