Doktoresha 102-vjeçare zbulon sekretin e jetëgjatësisë
Një doktoreshë 102-vjeçare ka shpjeguar “çelësin” për jetë më të gjatë.
Doktoresha Gladys McGarey, që ende bën stërvitje rregullisht e del me biçikletë në vendin e saj në Arizona, ka shpjeguar se çelësi për jetë më të gjatë nuk është te superushqimet apo te përbërësit e fuqisë.
Ajo sugjeroi të gjithë që të pinë ujë sa më shumë.
Gladys ka thënë për “FEMAIL” se duhet të përkujdeseni që të qëndroni të hidratuar për të parandaluar problemet e mëvonshme.
“Do t’i këshilloja të gjithë që të pinë shumë ujë”, thotë ajo.
Doktoresha thotë se nëse nuk e hidratoni trupin si duhet, atëherë mund të çojë te një grumbull problemesh në të ardhmen.
“Trupat tonë kryesisht janë të përbërë nga uji. U duhet ujë për ta mbajtur veten. Pa ujë të mjaftueshëm, mund të shkaktojë probleme si me kujtesën ashtu edhe probleme tjera shëndetësore. Pirja e ujit është diçka e thjeshtë për ne këtu në SHBA dhe po ashtu në shtetet tjera të zhvilluara, e i kontribuon shëndetit dhe mirëqenies sonë”, thotë Gladys.
Ajo thotë se nuk ka ndonjë “përbërës” të keq të caktuar që mund t’u sugjeronte njerëzve ta evitonin.
“Nuk ka ndonjë përbërës që do të përshtatej për të gjithë. Nëse dikush urren diçka, atëherë mos u shërbe”, thotë ajo. “Emocionet tona janë po ashtu po aq të rëndësishme sa u shqimi”.
Ajo ka shpjeguar se ndjenjat janë të rëndësishme edhe sa i përket ushqimit.
“Babai im gjithmonë urrente çokolatën. Ai refuzonte ta hante. Nëna ime gjithmonë ia blinte një çokolatë për ditëlindje! Ai refuzonte ta hante, por nëna e ndante me gjithë ne fëmijët. Babai im e urrente çokolatën, por i pëlqente të na shihte se si po e shijojmë ne”, thotë Gladys.
Gladys njihet si nëna e mjekësisë “holistike”, një formë shërimi që gjatë trajtimit merr parasysh mendjen, trupin dhe shpirtin e pacientit.
Ajo ka shkruar edhe libra për jetën e saj.