Gjendet 23-vjeçari nga Shtimja

(Lajm i përditësuar)

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se rreth orës 14:50, është gjetur Agon Misinin nga Shtimja, që është zhdukur që nga 2 qershori nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.

23 -vjeçari fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Policia ka thënë se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.


Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 23-vjeçarin nga Shtimja

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Agon Misinin nga Shtimja, që është zhdukur që nga 2 qershori.

Bëhet e ditur se ai është i gjatë 175 cm peshon 125 kilogramë, ka sy kafe dhe flokë të zeza dhe ka të veshur xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantollona dhe këpucë të zeza.

“Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve.

Back to top button