Don Lush Gjergji shkon te Tërnava: Pa unitet nuk mund të shkojmë përpara

Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ishin të parat që mbërritën në Bashkësinë Islame të Kosovës për të shprehur urime për Kurban Bajram.

Don Lush Gjergji, në emër të Ipshekvit Imzot Dodë Gjergji, uroi krerët e BIK-ut dhe përmes tyre të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, duke apeluar për unitet e vëllazëri.

“Të përforcohet sa më tepër bashkimi, afrimi, takimi, vëllazëria e gjithmbarshme sidomos kërkimi i vlerave dhe virtyteve për të cilat kemi nevojë më tepër së kurrë. Dashtë Zoti që këto festa të ndihmojnë që të vetëdijesohemi dhe të përcaktohemi për vlera dhe për virtyte. Me ndihmën e Zotit dhe vëllazërinë tonë gjithshqiptare arrijmë që të jemi së bashku dhe të jemi një në porosinë që ka dhënë kreu i BIK-ut , ku theksohet mbi të gjitha bashkëpunimi, uniteti, vëllazëria, që janë elemente pa të cilat nuk mund të shkojmë përpara”, u shpreh Don Lush Gjergji.

Pas faljes së namazit të sabahut dhe atij të Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert dhe po pret mysafirë në ditën e parë të kësaj feste.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button