Donika Kadaj Bujupi: Ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale

 

Në kuader të organizimit të “Kosovo Mountain Club” bashkë me plotë dashamirë të natyres që u sulmuan nga serbët në veri ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Përmes një postimi në Facebook Kadaj-Bujupi ka thënë se pas sulmit të armatosur që për fat nuk pati viktima u detyruan që ngjitjen ta vazhdojnë në majen tjeter në Shalë të Bajgores.

”Ngjitjet në majat tona të bukura do t’i vazhdojmë edhe në ditet, javët, muajt e vitet në vijim. Dhe atë në gjithë territorin e Republikes pavaresisht tentimeve qyqare për të na ndaluar”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Ajo tutje u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa konkrete ”pertej fjaleve në menyrë që këto sulme të vazhdueshme dhe kahmotshme të  nderpriten sa më parë”.

Këtë sulm e ka dënuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se ka thënë se  çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës./21Media

Back to top button