Dorëhiqen dy ministra bullgarë

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska dhe ministri i Energjisë, Aleksandër Nikolov kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, sipas njoftimit nga dy ministritë.
Si Gençovska ashtu edhe Nikollov si arsye të dorëheqjes e kanë dhënë vendimin e partisë “Ka një popull të tillë”, e cila i ka propozuar, për t’u tërhequr nga koalicioni qeveritar.
Sipas tyre, ata do të vazhdojnë të kryejnë funksionet etyre siç parashikon Kushteta, deri në zgjedhjen e ministrave të rinj.
Genchovska dhe Nikolov u thanë gazetarëve të shtunën se do të jepnin dorëheqjet e tyre të hënën në përputhje me vendimin e partisë së tyre për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës.
Dy ministrat e tjerë të TISP kanë kërkuar tashmë të dorëhiqen janë ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karadjov të mërkurën dhe ministri i Sportit Radostin të premten/21Media

Back to top button