Dramë! Si përfundon ‘trilogjia’ e Elgit Dodës?

Artisti Elgit Doda njihet për krijimtarinë artistike të tij, e që së fundmi u bë lajm kryesor me këngët “Toxic Love” dhe “Ku je”.
Doda pati paralajmëruar se në vazhdën e këngëve do të publikohej edhe një tjetër, e cila shënon fundin e kësaj trilogjie.
“Një dashuri toksike që ti e kërkon dhe i thua ku je.. ama në fund kupton që ajo dashuri nuk është për ty.. së shpejti”, ka shkruar Elgiti në Instagram.

‘Drama’ përcillet e lidhet me situatën e krijuar nga aktori Donald Veshaj.
Siç lë të kuptohet përmes postimeve në rrjete sociale, Doda sikur thotë se kjo do të jetë një përgjigje për situatën e krijuar qoftë brenda shtëpisë së Big Brother Albania Vip, qoftë jashtë saj nga miku i tij i ngushtë, aktori Donald Veshaj.
Çfarë ka përgatitur Elgit Doda?! Pritet të shihet ditët në vijim!/21Media

Back to top button