“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksion simbolik para gjykatës ku pritet të dalin Naim Murseli dhe dy të tjerët

(Lajm i përditësuar)


“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ky aksion simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist.


Vrasja e Liridona Ademajt, aksion simbolik para gjykatës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca pritet të fillojë sot në ora 09:30.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Back to top button