Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vizituar së fundmi kalanë e Gjirokastrës, në kuadër të një vizite në Shqipëri, me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Azoulay ka vizituar qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s.
E shoqëruar nga Kumbaro, Azoulay ka vizituar edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia, shkruan Rtsh.

Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal.
Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të takohet dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Back to top button