Drejtori i Emergjencës infektohet me Covid-19

 

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lenjani për kp ka treguar se veç tij me Covid-19 është infektuar gruaja e tij dhe djali i dytë.

Drejtori Lenjani ka thënë se ka qenë e pritshme infektimi, meqë edhe ka pas kontakt të vazhdueshëm me pacientë.

Ai ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të tij dhe familjarëve.

“Ka qenë e pritshme sepse punojë në një shërbim ku kontakti me njerëzit është i vazhdueshëm. Për momentin jemi unë, nusja dhe djali i dytë. Për momentin jemi me humbjen e erërave, plogështi, kokëdhembje, lodhje klasike. Për momentin e menagjueshme dhe jemi në terapi simptomatike me analiza laboratorike të konfirmuara dhe në bazë të të dhënave kemi qenë në fazën e inkubacionit sepse si profesionistë kam kërkuar që të testohet familja meqë punoj në klinikë ku kam pas kontakte të vazhdueshme pacientë. Dhe tre nga familja kemi rezultuar pozitiv, unë, guraja dhe djali i dytë”, tha Lenjani.

Ndërsa, Lenjani ua ka merakun edhe pacientëve me Covid-19 të cilët nuk do të mund të sigurojnë terapinë për trajtim shtëpiak, meqë siç theksoi kjo është e kushtueshme.

“Shërimi shtëpiak është i kushtueshëm dhe çfarë bëjnë njerëzit që nuk kanë asnjë burim për të siguruar barnat dhe kjo është e dhimbshme për njerëzit që nuk kanë mundësi të sigurojnë barnat. Problemi është për hallexhinjtë, kush i viziton ata si mund t’i sigurojnë ata këto terapia”, është shprehur Lenjani./kp

Back to top button