Elon Musk paditet nga investitorët e Twitter-it

Një investitor në Twitter paditi Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh (34.9 miliardë £).
Rasti pretendon se ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.
Në padi shefi i Tesla-s për “sjellje të gabuar” pasi “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar “kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”.
Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të Musk, përcjell portali rtv21.tv
Padia e propozuar për veprim grupor u ngrit këtë javë në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Distriktin Verior të Kalifornisë nga investitori
William Heresniak, i cili tha se po vepronte “në emër të tij dhe të gjithë të tjerëve që ndodheshin në pozitë të ngjashme”.
Një padi në grup është një padi që është ngritur ose mbrohet nga një individ që vepron në emër të një grupi njerëzish.
Padia pretendon se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.
Ai pohoi gjithashtu se disa postime të Musk në Twitter, ishin “mashtruese”.
Në padi përfshihet një postim në të cilin Musk tha se oferta e tij ishte në pritje për shkak të dyshimeve të tij mbi numrin e llogarive të rreme në platformë.
Tweet-i i 13 majit “përbënte një përpjekje për të manipuluar tregun për aksionet e Twitter-it pasi ai dinte për llogaritë e rreme”, thuhej në padi.
Ai tha gjithashtu se Musk “dyfishoi” akuzat e tij katër ditë më vonë, duke deklaruar në Twitter se marrëveshja “nuk mund të shkojë përpara”.
Të premten, Frank Bottini, i cili është një nga avokatët që përfaqëson investitorët në Twitter, i tha BBC-së se padia u ngrit pasi Musk “vazhdon të përçmojë kompaninë që dëshiron të blejë për 44 miliardë dollarë në një përpjekje për të rinegociuar çmimin e blerjes”.
“Ankesa që kemi paraqitur në San Francisko synon të mbajë Musk përgjegjës për sjelljen e tij të paligjshme”, tha Bottini.
Avokatët e Musk dhe Tesla nuk janë përgjigjur ende lidhur me rastin
As Twittër ende nuk ka komentuar ngjarjen
Analistët kanë spekuluar se Musk mund të jetë duke kërkuar mënyra për të ulur ofertën e tij të blerjes ose për t’u larguar nga marrëveshja./21Media

Back to top button