Drejtori i spitalit: 45 persona të lënduar, 8 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Kroacisë sot janë pranuar 45 persona, të cilët janë lënduar në aksidentin, ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq, i cili ka treguar se në mesin e të lënduarve tetë janë me lëndime të rënda.
Nga Spitali është paralajmëruar konferencë për media rreth orës 11:30.
Ndryshe, së paku 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit, derisa dhjetëra të tjerë janë lënduar.
 

Back to top button