Drejtuan veturat të dehur, 90 sanksione gjatë ndërrimit të moteve

Gjatë mbrëmjes që lëmë pas, prej orës 23:00 deri në ora 04:00 është realizuar aksion policor për sanksionim të shoferëve që ngasën vetura në gjendje të dehur, me ç’rast në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut janë sanksionuar 90 shoferë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Prej tyre, 38 janë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, 11 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër, në sektorët tjerë ka më pak të sanksionuar, shkruan TV21./21Media

Back to top button