Një i vdekur, 47 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 47 raste të reja.
“Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048. Në total numri i rasteve aktive është 492.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës.
Deri më sot, 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.

Back to top button