Drenica bie nga Superliga, Dukagjini i fortë për Malishevën

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku fitore kanë regjistruar Trepça ’89 dhe Dukagjini.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini e ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Oto John, i cili i siguroi fitoren Dukagjinit në minutën e 86’ të ndeshjes.

Ndërkaq, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Drenicës.

Golat për mitrovicasit i shënuan Fazliu (minuta e 3’), Fatty (minuta e 30’) dhe Nimani (minuta e 47’), ndërsa golin e nderit për Drenicën e shënoi Osman Meziu (minuta e 49’).

Me humbjen e sotme, Drenica edhe zyrtarisht bie nga Superliga e Kosovës.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Trepça ’89 3:1 Drenica

Dukagjini 1:0 Malisheva.

Back to top button