Drita e mposht Drenicën, pa gola mes Ferizajt e Dukagjinit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, Drita e ka mposhtur si mysafire skuadrën e Drenicën me rezultat 3:1.
Golashënues për gjilanasit ishin Simonovoski (minuta e 42’ dhe 69’), dhe Besnik Krasniqi (minuta e 79’), ndërsa ky i fundit shënoi edhe një autogol në minutën e 85’, apo golin e nderit për Drenicën.
Me pikët e reja, Drita e përforcon pozitën e liderit në tabelë, ku tani gjendet në kuotën e 38 pikëve, krahas Drenicës që zë vendin e gjashtë me 20 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, krahas takimit me Drenicës e Dritës u zhvillua edhe përballja mes Ferizaj dhe skuadrës së Dukagjinit.
Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Ismet Shabani”, Ferizaj ka barazuar pa gola me Dukagjini, kështu dy skuadrat ndajnë pikët e barabarta në këtë ndeshje.
Me pikët e reja, Ferizaj vazhdon të jetë i fundit në tabelë me vetëm 13 pikë, krahas Dukagjinit që zë vendin e pestë me 22 pikë të tubuara.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Drenica 1:3 Drita
Ferizaj 0:0 Dukagjini

Back to top button