Dua Lipa fitoi çmimin “Best Pop Act” në Brit Awards

Artistja shqiptare, Dua Lipa, e ka fituar çmimin si “Best Pop Act” në Brit Awards.

Pas fitimit të çmimit, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja është këtu ku është sot, teksa falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Ju ma jepni këtë ndjenjë madhore të besimit se unë mund të bëj gjithçka dhe se mund të provoj dhe eksperimentoj”, tha Lipa.

Këngëtarja kosovare falënderoi producentin e saj, ekipin muzikor, ekipin në “Warner Record dhe grupin e saj.

Lipa ka qenë e nominuar edhe në dy kategori të tjera: për këngën më të mirë të vitit dhe artisten më të mirë. Por qe artistja angleze, Raye që e mposhti në të dyja kategoritë. Madje ajo ka hyrë në histori për më së shumti çmime të fituara në një vit. Mori gjashtë çmime, përfshirë ato kryesoret për artisten dhe albumin më të mirë me “My 21st Century Blues”. Ajo veçse kishte hyrë në histori me shtatë nominime. Pop-ylli 26-vjeçar mori edhe trofetë si ai për “Tekstshkruesen më të mirë”, “Performancën më e mirë R&B”, si dhe “Artisten më të mirë britanike”.

Por Lipës i ka takuar ta hapë ceremoninë e sivjetme me interpretimin e hitit të ri “Training Season”.

Lipa, Rob Beckett dhe Ellie Goulding, ishin në mesin e shumë emrave të famshëm të cilët parakaluan mbi qilim të kuq të shtruar me këtë rast, para se të futeshin në arenën “O2” në Londër për ta filluar festën e ndarjes së shpërblimeve. Pas Lipës, në skenë për të interpretuar u ngjitën edhe artistë të tillë si: Kylie Minogue, Raye, Calvin Harris dhe Ellie Gouldin, Tate McRae e të tjerë.

Back to top button