Dua Lipa: Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka qenë e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”.
Dua theksoi se leximi e ka ndihmuar atë që të kalonte kohët e vështira në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.

Gjatë fjalimit në “Roundhouse” në Londër, artistja ka vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadare, duke e specifikuar edhe librin e tij “Kështjella”, teksa shtoi se përmes Kadaresë mësoi për shpirtin rezistues të shqiptarëve.
“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ e Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”, ka thënë Dua.
Pos tjerash, ylli i hitit “Levitating” ka folur në tërësi rreth leximit të librave dhe rëndësisë që ata kanë për të.
Çmimi kryesor u fitua nga autori i Sri Lankas, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla./21Media


 

Back to top button