Dua Lipa shpërndan pjesë të fjalimit të Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dje në Këshillin e Evropës, që ka ngjallur reagime të shumta nga politikanët e në përgjithësi fytyrat publike kosovare, ka marrë vëmendjen edhe të yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Artistja ka shpërndarë në InstaStory një pjesë të fjalimit të Ramës për Kosovën.
“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua krahas videos dhe ka etiketuar Ramën.

“Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Shpëtoni integritetin tuaj”, u është drejtuar Rama të pranishmëve në Asamblenë Parlamentare, më 12 tetor.
Në fjalimin që mbajti për rreth një orë, Rama kërkoi gjithashtu që Këshilli i Evropës ta pranojë kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizëm ndërkombëtar, dhe tha se kjo kërkesë duhet të realizohet tani.
Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg./21Media

Back to top button