Dua Lipa tashmë na tregoi nëse është beqare apo në një lidhje dashurie

Lajmi për një lidhje të mundshme dashurie në mes Dua Lipës dhe Trevor Noah, bëri bujë të madhe.
Thashethemet për ta filluan pasi ata u panë të dukeshin komod në një natë takimi në New York, me një dëshmitar okular i cili i tha Entertainment Tonight se ata madje kishin “shkëmbyer një puthje”.
Ndërsa të dy nuk kanë komentuar ende për daljen, Dua mori një moment për të sqaruar statusin e saj të marrëdhënies mes thashethemeve për lidhje, shkruan BuzzFeed.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo në ‘podcast-in’ e saj Dua Lipa: At Your Service.
Ajo vazhdoi: “është vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj për veten time dhe të jem mjaft egoiste, gjë që nuk kam pasur rastin ta bëj. Por kur gjen dikë që të qetëson vërtet…bën një ndryshim të madh”.
Dua, më parë ka qenë në lidhje me Anwar Hadid për dy vjet. Pas ndarjes së tyre vitin e kaluar, ajo i tha Vogue se po fokusohej tek vetja./21Media

Back to top button