Osmani takon homologun zviceran, diskuton për anëtarësimin në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar presidentin e Konfederatës zvicerane, Ignazio Cassis.

Në takim me presidentin Cassis, Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Po ashtu, Osmani ka folur edhe për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button