“Dua ta djegin në mes të Fierit, t’i them çunit e mora hakun”, revolta e nënës së 8 vjeçarit jashtë gjykatës

Gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, por familjarët nuk largohen nga gjykata.
E ëma e Mateos ripërsërit thirrjen për varjen e autorit që i mori më të voglin.
“Të varet në mes të Fierit, dua ta varin ta djegin. Më mori një foshnje, një 8-vjeçar, ma mori nga shkolla, ma gënjeu dhe mashtroi: I tha Mateo më sill një bukë në shtëpi. Ja çoi. I tha do të iki në shtëpi xhaxhai. Jo hajde futu brenda. Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi, i vuri dhe nga lart dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë. Vajta në polici, më tha bërë kërkim, ku është Matua, e kërkoni se do ta gjeni më duket copa-copa, të vdekur. Dua ta djegin në mes të Fierit, urgjentisht. Unë të jem e ngopur, ti them çunit e mora hakun si mama. Këtë dua, asgjë më shumë. Do presim, sot, nesër, pasnesër këtu jemi. Nuk mundem më si nënë”, tha ajo, shkruan oranews

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se të martën e ka goditur me send të fortë, kazmë, në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij, në Fier.

Back to top button