Dua uron kunatën për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë pjesë e mediave rozë për një kohë të gjatë, pasi nisi një lidhje dashurie me modelin palestino-amerikan, Anwar Hadid.
Së fundmi, Dua ka uruar motrën e Anwar Hadid, Lanzy Bear e cila festoi ditëlindjen dje.
“Urime ditëlindjen, të dua”, thuhej në një story të Duas, së bashku me një foto nga festa e ditëlindjes së Lanzy.
Lipa duket të ketë një lidhje të ngushtë me familjen Hadid, pasi shumë shpesh mund të shihet në shoqërinë e tyre.
Tutje, Dua po kalon pushimet në bregdetin shqiptar, pasi përcolli së fundmi punimet e çerdhes në Tiranë, e sponzorizuar nga fondacioni i saj dhe babait të saj, Dukagjin Lipës./21Media

Back to top button