Duda Balje: Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është shprehur se është pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ajo përmes një postimi në Facebook tha se vota e saj është për.

“Të nderuar, Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, ka shkruar deputetja në Facebook.
Deputetja e Kuvendit, Duda Balje në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për propozimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti kishte votuar kundër.
Aktualisht në seancën e Kuvendit deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu paraqiti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, projektligjin që mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti./21Media
Back to top button