Dugolli i quan shumë të rënda dënimet ndaj Gucatit e Haradinajt
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, sonte në “Argument Plus” të RTV21 deklaroi se ka qenë gabim vedimi për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ai u shpreh se nuk ka pasur nevojë për një Gjykatë Speciale, që i dënon vetëm shqiptarët.
“Kemi pasur nevojë për një Gjykatë, e cila e dënon krimin.”, tha ai.
Dugolli tha se Gjykata Speciale është shumë e rreptë sa i përket trajtimit të konfidencialitetit.
Ai i quajti shumë të rënda dënimet ndaj ish-drejtuesëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, shkruan rtv21.tv
Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj para tri ditësh janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale. Ata janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 euro./21Media