​Duhej të luante sot, Bayernit i shtyhet ndeshja

Ndeshja e sotme e Bayern Munichut në Bundesliga, e cila ishte paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 15:30 në “Allianz Arena”, është shtyrë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës gjatë natës.

Gjithashtu, thuhet se reshjet e mëdha të borës nuk do të ndalen deri sonte në mbrëmje.

Edhe nëse do të kishte qenë e mundur të vihej fusha në “Allianz Arena” në një gjendje që do të lejonte që ndeshja të vazhdonte pasdite, rreziqet e sigurisë dhe situata e trafikut e bënë të pashmangshme anulimin.

“Dëbora që bie nga çatia në ‘Allianz Arena’ përbën një rrezik të pallogaritshëm për spektatorët. Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur të shkosh në stadium. Autobusë dhe trena të panumërt janë anuluar, shumë rrugë dhe autostrada janë mbyllur plotësisht, linja e nëndheshme U6, e cila shkon në Fröttmaning dhe ‘Allianz Arena’, është pezulluar. Policia e Munihut rekomandon që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Në këto kushte, nuk mund të garantohet që personeli i nevojshëm i sigurisë do të jetë në gjendje të arrijë në ‘Allianz Arena’”, shkruante në komunikatën e Bayernit.

Back to top button